Ndërron jetë në rrethana misterioze futbollisti 22 vjeçar

Një lajm tronditës për botën e futbollit vjen nga Brazili, ku një futbollit 22-vjeçar ka ndërruar jetë.

Tigao Kortes, i cili ishte pjesë e skuadrës së Guaranit në kampionatin brazilian, ka ndërruar jetë, ndërkohë që ishte duke kryer seancën e fizioterapisë.

22-vjeçari vuante nga një dëmtim në gju, prej të cilit ishte duke u rikuperuar, por nuk ia ka dalë.

Lojtari nuk u ndje mirë gjatë seancës së fizioterapisë dhe më pas ndërroi jetë.

“Globo Esporte” raporton se Kortes pas ekzaminimeve mjekësore të bëra më parë me klubin e tij, nuk kishte shfaqur asnjë problem dhe shkaqet pse ai vdiq ende nuk janë të qarta.


Shtuar 14.04.2020 12:09