Makinat bëhen përshesh në Ish-Bllok, njëra përfundon brenda dyqanit (FOTO LAJM)

Një aksident masiv ka ndodhur pak më parë në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë, në të cilin janë përfshirë një numër i madh makinash si edhe një motor.

Siç shihet në aksident janë përfshirë të paktën tre makina që u përplasen më njëra-tjetrën si edhe një motor.

Në tentativë për të shmangur përplasjen, njëra nga makinat është futur në një biznes aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.


Shtuar 14.04.2020 12:12