20 vite pas dëmtimit shokues që tronditi botën dhe karrierën e Ronaldos (VIDEO)

Më 12 prill 2000, plot 20 vite më parë, themelet e futbollit të planetit u tronditën. Ronaldo Luís Nazário de Lima pësoi një dëmtim të rëndë, që rrezikoi të mbyllte aty karrierën e tij.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Barcelonës, i vlerësuar si më i miri në botë në atë kohë, theu “Patellar Tendon” e gjurit të djathtë në ndeshjen finale të Kupës së Italisë kundër Lazio. “Ronie” hyri në fushë në minutën e 58-të, kur rezultati ishte 2-1. Gjashtë minuta më vonë, kur u përpoq të driblojë Couto me të njëjtin manovër, që kishte “ulur në gjunjë” Marchegiani në finalen e Kupës UEFA, të fituar, pikërisht ndaj Lazio, më 1998, u shemb përtokë.

“Buzëqeshja e përjetshme” e Ronaldos u fshi, ndërsa qau në mënyrë të pandërprerë, duke u përpjekur të mbulonte fytyrën. Panucci vuri duart në kokë, Zamorano po lutej, Simeone (ata kishin qenë partnerë tek Interi) u përpoqën ta ngushëllonte, ndërsa Lippi, i cili kishte bërë të tria ndryshimet, u shokua nga goditja. Sipas fjalëve të doktor Guillen, “struktura më serioze dhe më e butë që ekziston në atë pjesë, tendina që mundëson gjurin të vrapojë, ishte thyer”.

Askush nuk vuri bast për vijimin e karrierës së tij. As personi përgjegjës për operimin e tij në Paris, Dr. Gérard Saillant: “Mrekullitë nuk ekzistojnë. Atij i duhen të paktën tetë muaj shërim, para se të luajë përsëri. Madje, edhe atëherë, unë dhe askush nuk mund të themi se do të luajë përsëri. Do të jetë, në çdo rast, një proces i gjatë dhe i vështirë”.

Dëmtimi i tij, natyrisht, nuk linte vend për optimizëm. Gjunjët e Ronaldos ishin në pikëpyetje. Vetëm 144 ditë më parë, më 11 nëntor, e njëjta tendinë ishte thyer pjesërisht gjatë Inter-Lecce. Për Krishtlindjet e vitit 1996, ai pësoi një “sëmundje të rrallë” në gjunjë, që i shkaktoi tendinit kronik. Kortikosteroidet dhe anti-inflamatorët u bënë shoqërues të pandashëm të tij që nga koha te PSV Eindhoven.

“Është i gjithë faji i PSV. Ata i dhanë anabolikë, që kur ishte vetëm fëmijë. Rezultati? Muskulatura e tij përfundoi në papajtueshmëri me strukturën kockore të gjurit të tij”, – tha Bernardino Santi, ish-koordinator i luftës antidoping të Konfederatës Braziliane të Futboll (CBF).

Filloi një torturë e pafund fizike dhe psikologjike për të, derisa Pelé e vizitoi për t’i dhënë zemër, çka filloi të jepte fryte. Ai mori pjesë në disa miqësore; më 19 gusht shënoi një gol ndaj nigerianëve, ndërsa nuk u rishfaq në një ndeshje zyrtare deri më 4 nëntor… kundër Lecce!

Lëndimi krijuan një “Fenomen” të ri. “Nëse nuk do të ishte për dëmtimet, Ronaldo do të ishte më i madhi në histori”, – tha Diego Armando Maradona në “Rusi 2018”. Numrat na ftojnë të mendojmë se ai ishte në këtë rrugë. Kur u rrëzua nga ky dëmtim i rëndë, braziliani ishte 23 vjeç dhe 3 muaj, por pati shënuar 233 gola. Ai po i dominonte gjerësisht Messin (148) dhe Cristiano Ronaldo (115), në të njëjtën moshë. “Kam pësuar dy lëndime shumë të rënda. Në vitin 2008, kupa e gjurit të majtë u copëtua me Milanin, çka më mori tri vite të karrierës sime. Kjo më la me pasoja… dhe më bëri të parashikoja fundin e karrierës time”, – u ankua “Fenomeni” në nëntor 2011, kur njoftoi lamtumirën e tij.

Ronaldo, pas dëmtimit, e kufizoi rrezen e tij të veprimit. Ai nuk do të merrte më sprinte dribluese deri në 50 metra, si përpara, por pa e humbur efikasitetin e golit. Kjo “malore” e frikshme nuk e pengoi dot nga qëllimi i tij i madh: të luante Kupën e Botës 2002 dhe të hakmarrej për ligështimin që pësoi në finalen e “Francë ’98”. Scolari, kundër opinionit publik, i jep 45 minuta në një miqësore kundër Jugosllavisë, më 27 mars. “Nuk dua të futem në llogaritë nëse Ronaldo po luan me Interin apo jo, pasi kjo gjë i takon Héctor Cuper”, – justifikohej “Felipao” për atë veprim. Ai nuk kishte luajtur me “canarinha” që nga 9 tetori 1999, kundër Hollandës.

Ai u integrua menjëherë në atë takim, por që nga debutimi i tij në “Kore dhe Japoni 2002”, Ronaldo parashikoi se çfarë do të vinte më pas. Sulmuesi brazilian shënoi një gol kundër Turqisë, para se të linte fushën në minutën e 73-të: “Unë jam nën nivelin e skuadrës sime. Akoma më mungojnë ndeshjet, ritmi. Duhet ta përmirësoj gjendjen time fizike, por ishte e veçantë të shënoja përsëri në një Kupë Bote”.

Akuzat e vazhdueshme për fizikun e tij bënë që Ronaldo të përdorte një truk, që njerëzit të merreshin me diçka tjetër të tij. Të gjithë e kujtojnë “hairstyle” e tij të veçantë në atë Botëror. “Isha në 60% të mundësive të mia. Të gjithë flisnin për problemet e mia fizike, kështu që vendosa t’i bëja njerëzit të merreshin me një temë tjetër gjatë Kupës së Botës, prerjen time të flokëve”, – kujton ai.

/telesport/


Shtuar 13.04.2020 20:39