Dalin shifrat e fundit nga Italia, kaq njerëz vdiqen në 24 orë nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Itali raportohen 619 të vdekur dhe 4.694 të infektuar duke shënuar rritje shqetësuese krahasuar me ditën e djeshme dhe me trendin shpresëdhënës të disa ditëve të muajit prill.

Ka shkuar në 19.468 numri i viktimave dhe në 152.271 numri i të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 20.79 njerëz duke e çuar në 32.534 numrin e përgjithshëm të të infektuarve që e mundën koronavirusin.

Një ditë më parë ishin 570 të vdekur dhe 3.951 të infektuar që u evidentuan përmes testeve në të gjithë Italinë.


Shtuar 11.04.2020 16:12