“Mund të duket çmenduri që ne u fejuam para se të takoheshim, por mua m’u duk gjëja e duhur…”
Mund të duket e pabesueshme por është e vertëtë. Një çift që kishte rënë në dashuri në një faqe njohjesh në internet u takua për herë të parë në dasmën e tyre.
Lisa Mrad, 36 vjeçare, shtetase britanike i propozoi për martesë 30-vjeçarot Jusef Mradit, pasi kishin biseduar në mënyrë virtuale për tre muaj me radhë.
Lisa kishte udhëtuar për në shtëpinë e partnerit të saj të ri në Tunizi duke u martuar brenda katër ditësh.
Më pas Lisa udhëtoi sërish në drejtim të Britanisë së Madhe duke u dhënë lajmin surprizues të afërmve të saj.
“Sapo pashë Jusefin, të gjitha shqetësimet që kisha u larguan. E dua shumë. Historia jonë e dashurisë është një histori e pabesueshme”,-ka deklaruar ajo për median britanike.