E gjithë bota është nën kërcënimin e koronavirusit, ku ccdo ditë numërohen me mijëra jetë të humbura.
Në New York ka shkuar në 3602 numri i viktimave, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 400 humbje jetësh.
Deri më tani në metropolin madh amerikan janë infektuar 77967 persona.
Shifrat tregojnë se si numri i viktimave, ashtu edhe i të infektuarve vazhdon që të rritet, ndërsa autoritetet po përpiqen të ndalin përhapjen e të shmangin viktimat.
Kryebashkiaku Bill de Blasio e bëri të qartë se kjo ka për të qenë një betejë e gjatë dhe mjaft e vështirë, por diferencën do ta bëjë distancimi social dhe vetizolimi.