Vdekja e Bashkim Finos, Meta: Dhimbje e madhe që na ka lënë pa fjalë!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit socialist Bashkim Fino.

Meta shprehet në Facebook se vdekja e Finos ishte e papritur, duke i lënë pa fjalë.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Ilir Meta.


Shtuar 29.03.2021 09:30