“Neve donim vetëm të merrnim paratë. Ajo më njohu dhe filloi të bërtiste, duke na trembur se mund ta na gjente Policia brenda. Nuk e kishim menduar ta vrisnim. Na doli jashtë kontrollit situata. Ju lutem, më falni se e kam frikë burgun”, mësohet të ketë thënë për hetimin 16-vjeçari L. Saliaj.
Ai i mori jetën Drita Saliaj e cila jetonte e vetme në shtëpi pasi bashkëshorti dhe fëmijët punonin në Greqi.
Drita është vrarë në mënyrë makabre ditën e 5 janarit në Mallakastër nga nipi 17 vjeçar i bashkëshortit të saj.
Në fotografinë që shoqëron këtë lajm janë dy adoleshentët që i morën jetën 50-vjeçares në Mallakastër, pasi u futën në banesën e saj si mysafirë.
Drita Saliaj gruaja që jetonte e vetme pasi bashkëshorti dhe djemtë punonin në Greqi në vend të mbrohej nga të afërmit u masakrua, nga i afërmi 17 vjeçari Luis Saliaj dhe dy shokët e tij.
Abcneës ka qënë në Gjerbës të Mallakastrës dhe ka biseduar me bashkëshortin e saj që është i tronditur dhe kërkon vetëm drejtësi.
Kjo ngjarje që ndodhi në këtë zonë të qetë ka tronditur thellë dhe banorët e fshatit dhe mikeshat e saj.
Nuk dihet ende nëse të adoleshntët e kishin planifikuar këtë ngjarje pasi kishin hyrë në banesë miqësisht kishin pirë dhe kafe, por më pas rezultoi se ata kishin qëllim të vidhnin paratë pasi kishin informacion se bashkëshorti i Dritës kishte shitur bagëtitë. Mësohet se paratë ishin depozituar në bankë dhe ata nuk i gjetën dhe morën vetëm sende me vlerës dhe një armë gjahu të cilën nuk e vunë në përdorim.
Trupin e 50 vjecares e transportuan me një makinë benz. Autorët udhëtuan 7 km në rrugë të pakalueshme drejt rezervuarit të fshatit me qëllim zhdukjen e trupit. Mësohet se pas kthimit ata kanë plaçkitur edhe shtëpinë e kunatit të viktimës. Këto janë pamjet e banesës.