10 të shëruar ndërsa 6 në gjendje të rëndë, si është situata në spitalet shqiptare

29 raste te reja vetëm në 24 oret e fundit janë shënuar sot në vendin tonë.

Ministria e Shendetsise ka bere me dije sot se ne te dy spitalet per COVID ne vend po trajtohen aktualisht 71 paciente.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar”- njoftoi sot MSH.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.


Shtuar 4.04.2020 10:26