Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, lihet në burg bashkëpunëtori

Agron Lushi, i cili u arrestua vetëm pak ditë për parë si bashkëpunëtor në vrasjen e Kol Murrani dhe mikut te tij, Preng Simoni është lënë në burg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 27 prill ne Lalm Lukaj, te Lezhes.

I akuzuari e ka mohur perfshirjen e tij ne kete krim.

VRASJA PËR PRONAT

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye pronësie, pasi autori pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi, është pronë e tij. Prona ku ndodhi edhe vrasja përdorej nga autori për të bërë dru zjarri, ndërsa pretendonte edhe pronësinë e saj. Për këtë çështje, ai ka pa pasur konflikte të vjetra me Preng Simonin dhe Kol Murranin dhe mendohet se ky i fundit ishte objektivi i vrasjes së dyfishtë.

Sipas të dhënave, ai është siguruar mirë që dy personat e shënjestruar të kishin vdekur para se të largohej nga vendi i ngjarjes, pasi fillimisht ka qëlluar nga larg dhe më pas është afruar duke qëlluar edhe nga afër në drejtim të tyre. “Në vendin ngjarjes janë gjetur shumë pak prova, ndërsa Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. P., si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

AUTORI MOHON KRIMIN

Sipas burimeve, 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, nuk e ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur. Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë, Aleksandër Përdoda, njihej edhe si person problematik në zonë dhe me precedent të mëparshëm penal. Në nëntor të vitit 2019, ai është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 41-vjeçari,

Aleksandër Përdoda, ishte shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, për shkak se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F. Por për mungesë provash, ai u la i lirë nga organet e drejtësisë në Lezhë. Po ashtu, 41-vjeçari kishte qenë i ndaluar edhe më parë për armëmbajtje pa leje.


Shtuar 19.05.2020 07:31