“Si të nesërmen e mortit”, moderatorja shqiptare rrëfen takimin e dhimbshëm me Malkaj (FOTO LAJM)

Shembja e godinës së Teatrit u shoqërua me protestë edhe ditë e djeshme.

Aty ku nuk munguan qytetarë, aktivistë e artistë, postimet në rrjet kanë qenë të shumta.

Fatma Haxhialiu ka ndarë një moment prekës, ku regjisorja Elma Doresi i dhuron një përqafim Mehdi Malkës. Një video, ku në pak sekond përcillen shumë emocione. I tillë ka qenë dhe shkrimi i Fatmës, e cila ka përshkruar situatën aktuale, nëpërmjet Malkës dhe Doresit.

Postimi i Fatma Haxhialiut:

“E takova sot në mëngjes artistin zemërflori, njeriun e urtë e fisnik Mehdi Malkaj.
Jemi ne lagje bashkë dhe përshendetemi me shume dashuri dhe respekt, se e dua njeriun e bukur që është.
Me syte ulur njelloj si kur takohesh të nesërmen e mortit dhe nuk ke guxim ta pyesesh ate qe ka humbur njeriun e dashur e pyeta me gjysem zeri;
– Si te kam artist? Me vjen keq…
Shpertheu ne lot, ne mes te rruges, njejte si ne kete perqafim me Elmen…
E ca t’i thuash dikujt qe ka humbur nje pjese te vetes dhe nje “njeri” te dashur.
-Ata nuk e rrezuan o zemer, nuk prishen Teatrin, e çkyen, naten si hijenat. Mua me dhemb shpirti pse e çkyen ashtu, Teatri nuk e meritonte, ne nuk e meritonim kete humbje me kaq shume dhimbje… me tha duke qare me denese…
Ika e perlotur dhe u perlota serish me perqafimin e dy artisteve ne videon e @elmadoresi
Artistet sot nuk vajtojne thjesht nje godine qe iku, vajtojne menyren e pabese, te dhimbshme dhe te shemtuar. Vajtojne e mbajne zi per menyren arrogante si u trajtuan ata dhe Teatri i tyre, per pafuqine perballe gjemes…per neperkembjen dhe trajtimin pa dinjitet.
Shija e keqe dhe pamjet e çkyerjes se “njeriut” te tyre te dashur, nuk ka kulle apo Teater lare ne flori qe t’i zhbej…
Dinjitet…respekt…kaq kerkuan per veten dhe skenen e tyre te shenjte…as kaq nuk e moren dot!!! E c’ka ngelur me per te thene, e per t’i ngushelluar…”


Shtuar 19.05.2020 07:36