Skuadra e Malagës është rikthyer të stërvitet në grup këtë të hënë, sipas urdhrave të qeverisë spanjolle, me synimin për të rifilluar sezonin në La Liga 2 së shpejti.
Te skuadra e Malagës luan dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili mesa duket është tepër i lumtur që po rikthehet të stërvitet në fushë me shokët e ekipit.
Kjo lumturi është reflektuar edhe në videon e postuar nga klubi i tij në Instagram, ku Bare shihet më shumë duke kërcyer sesa duke u stërvitur.
“Kjo është ndjesia kur e di që do të kesh mundësi të prekësh topin përsëri me disa nga shokët e tu të ekipit”, shkruan Malaga.
