Martin Seleni është personi që është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Vlorë, mëson Panorama.
Burime nga policia i thanë korespondentit të Panorama se dyshohet se trupi i përket 33 vjecarit Seleni.
Ky i fundit ishte denoncuar i humbur nga familjarët e tij prej disa ditësh.
Viktima është gjetur në një banesë të braktisur në lagjen “1 Maj”.
Nuk ka detaje për rrethanat e vdekjes së tij, teksa policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht.