Hodhi kapsolla në protestë, policia arreston 49 vjeçarin

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re.

Ai u vu në pranga pasi dyshohet se është autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë


Shtuar 18.05.2020 17:39