Frikë nga hajdutët, Lloris shpenzon 17 mijë euro për një qen

Hugo Lloris ka vendosur të blejë një qen rojë për të mbrojtur familjen dhe shtëpinë kur të mos ketë njeri.

Lloris siç ka bërë të ditur AS ka blerë një qen kufiri nga Elite Protection Dogs për 17 mijë euro.

Në kohët e fundit rastet e vjedhjeve në shtëpi e futbollistëve janë bërë gjithnjë dhe më të shpeshtë dhe portieri i Tottenham ka vendosur të marrë një qen rojë për të mbrojtur familjen.

Një qen që është i stërvitur në mbrojtjen e shtëpive një lloj i veçantë qeni që përdoret edhe nga ushtarakët dhe policia në të gjithë botën. I cili kushton plot 17 mijë euro.


Shtuar 10.05.2020 19:40