Si do bëhet lehtësimi i masave në Britani, Boris Johnson tregon detajet

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i tha popullit që të rikthehet sërish në punë ndërsa paraqiti planin tij të daljes nga karantina me tri faza. Muajin e ardhshëm pritet që të hapen shkollat në ishull.

Ai vlerësoi sakrificën e britanikëve ndaj koronavirusit që ka shkaktuar mijëra të vdekur, ndërsa këmbënguli se prioriteti kryesor i qeverisë është q të sigurojë që këto përpjekje të mos të flaken tutje.

Por përveç kësaj, ai theksoi impaktin kolosal të pandemisë në mënyrën e të jetuarit dhe rëndësinë e ringritjes së ekonomisë e po ashtu shfaqi frikën se kufizimet drakoniane po shkaktojnë recensionin më të keqe në 300 vite.

Kryeministri tha se britanikët tani mund të shkojnë në punë, mund të stërviten rregullisht, ndërkohë që edhe në parqe mund të futen, por me kusht që të aplikojë distancimin social.

Disa dyqane do të hapen në qersor, kurse baret dhe restorantet në korrik.


Shtuar 10.05.2020 19:42