Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson la sërish pa përgjigje futbollistët dhe tifozët anglezë rreth çështjes se kur do të rifillojnë aktivitetet futbollistike.
Në një deklaratë të fundit drejtuar mbarë kombit, kreu i qeverisë britanikë mënjanoi çështjen e aktiviteteve të futbollit dhe sportet e tjera duke theksuar se qytetarët mund të kryejnë aktivitete sportive me banorët e lagjes ku banojnë.
“Nga e mërkura, çdo qytetar që dëshiron të kryejë aktivitete sportive në hapësirë mund të shkojnë në park. Mund të ushtroni sportin veçanërisht me banorët e lagjes”, deklaroi Xhonson.