Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Delvinë.
Burimet pranë vendngjarjes bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Të lidhura
None found
Dyshohet se përplasja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve i cili ka përfunduar në plagosje me armë.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej personave të përfshirë në sherr, me inicialet L.K.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katalat” dhe se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sherri ka nisur për çështjen e kullotave për bagëtitë dhe se dy personat e përfshirë në konflikt, janë barinj. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. /albeu.com/
