78 raste të reja në 24 orë në vend (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 78 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar rastet pozitive.

Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.


Shtuar 25.06.2020 08:36