Të gjithë po flasin për “Photoshopin” e saj, Luana akuzon publikisht fotografen (FOTO LAJM)

Fotot e fundit të Luana Vjollcës po bëjnë mjaft zhurmë dhe këtë herë jo për arsyet e zakonshme, por ndjekësit po dyshojnë se moderatorja ka zhdukur krahun me Photoshop.

Pas të gjitha komenteve, Luana ka reaguar duke kometuar në foton e saj, ku etiketon fotografen që ka realizuar setin dhe i shkruan: ” Shpjegoja publikut ku e kam krahun, e ke zhduk me photoshop?”

Ndërkohë fotografja e saj i ka kthyer përgjigje duke ironizuar: “Hahahahahah kam bo magji ” “E mirë po flej tani qe dhe pergjigje se spo na zinte gjumi nga halli”, vijon me komentin Luana Vjollca.

Në këtë mënyrë Luana tregon se fotot nuk kanë photoshop dhe “fajin” po ia lëmë pozicionit në të cilën është shkrepur fotoja.


Shtuar 22.06.2020 12:24