Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar (FOTO LAJM)

Ditën e sotme është ndarë nga jeta biznesmeni shqiptar Arian Musa.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Duka shkruan në Facebook, se miku i tij biznesmen Arian Musa, që të gjithë e njihnin si “Noshi”, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë nga një sëmundje.

Postimi në Facebook:

E sotmja është një ditë e hidhur. Humbëm një mik dhe një koleg. Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij.

Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë sot tek familja Musa, që humbi njeriun e saj të shtrenjtë. I lehtë të qoftë dheu miku im!”, shkruan Agron Duka.


Shtuar 17.06.2020 19:36