Pasi konfirmoi se është karantinuar me të dashurin në Spanjë, lajmi për shtatzanëninë e Olta Gixharit mori dhenë.
Që prej konfirmimit se do të bëhet nënë për herë të parë, aktorja ka ndarë me ndjekësit shumë momente të bukura nga pritja e ëmbël.
Sot ajo ka ndarë një foto në Insta Story, ku shihet se partneri i saj po i vesh atletet.
Siç duket barku i aktores është rrumbullakosur shumë dhe tashmë ndodhet në fazën e vështirësive që has çdo grua para se të bëhet nënë.
“Erdhëm te ky moment”-shkruan Olta mbi foto.
Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit dhe po ashtu as identitetin e partnerit.
Bukuroshja ka thënë nëpër intervista se partneri nuk dëshiron të bëhet personazh publik.
Gjithashtu, aktorja ka treguar se ka ndërmend të bëjë dasmë dhe ceremonia do të mbahet në Spanjë, aty ku dhe çifti po jeton.
