E konfirmoi Brataj: Famëkeqi Nehat Kulla ndërroi jetë prej COVID-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj konfirmon se shkak për vdekjen e kreut të bandës famëkeqe të Nehat Kullës ka qenë koronavirusi.

Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus.

Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes. Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi.

Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia.

Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po.

Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19” – tha Brataj në Neës 24.

Pak kohë më parë nga e njëjta sëmundje humbi jetën edhe vëllai i Kullës.


Shtuar 16.06.2020 21:33