Në fundjavë do të luhet derbi i qytetit në mes të Evertonit dhe Liverpoolit.
Nëse Arsenal arrin ta ndal Manchester Cityn të mërkurën, atëherë Reds mund të shpallen kampion pikërisht në shtëpinë e rivalëve të tyre.
Skuadra e Evertonit po planifikon të ndërtoj dy dhoma të zhveshjes në parkingun e stadiumit “Goodison Park” për të akomoduar Liverpoolin.
Sipas “The Sun”, nikoqirët do të improvizojnë kabina jashtë stadiumit për të respektuar udhëzimet dhe për të mbajtur distancën mes dy klubeve.
Liverpooli është vetëm gjashtë pikë larg për të fituar titullin e Premierligës pas 30 vitesh.
