Sot vendi ynë shënoi rekordin e infesionev, që nga shpërthimi i koronavirusit 3 muaj më parë, me plot 57 raste.
Lidhur me këtë situatë, biologu Ethem Ruka thotë se gjatë këtyre dy javëve ka pasur përkeqësim të vazhdueshëm. “Përqindja e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve aktivë u rrit 9% në raport me datën 1 qershor (20% të sëmurve aktive dhe 77% të shëruar). Sot kemi 29% të sëmure aktive dhe 69% të shëruar”, shkruan Ruka.
Biologu shkruan se dita më e mirë për gjithe periudhën e pandemisë u shënua me 21 maj, kur pati 17% të sëmurë aktive dhe 80% të shëruar, duke shtuar se me “ka gjasa që në ditët në vijim numri i të infektuarve të rritet akoma më shumë”.
