Vazhdojnë telashet për Klodian Duron, Gjykata i rrëzon kërkesën

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro u arrestua më 27 mars nga policia, për shkak të kallëzimit të ish-bashkëshortes së tij, për dhunë në familje dhe përndjekje.

Pikërisht këto akuza Duro nuk i kishte pranuar, duke thënë se në shtëpinë e saj shkonte vetëm për të takuar vajzën e tij. Duro kishte kërkuar lirinë në Apel, por së fundmi kërkesa e tij është rrëzuar.

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-futbollistit, për të ndryshuar masën e sigurisë dhe do të vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Duro akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Atij së fundmi i është rrëzuar akuza e përndjekjes dhe po hetohet vetëm për dhunë në familje.


Shtuar 14.06.2020 18:13