Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën “Demokracia” në Paskuqan.
Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N.H., 59 vjeçe, e cila është transportuar në spital, por nuk dihet ende gjendja e saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.06.2020, rreth orës 18:20, në Paskuqan 1, në rrugën “Demokracia”, mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N.H., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.