Për shkak të pandemisë, Vettingu në strukturat e drejtësisë u ndërpre.
Por pas asaj pauze, ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Mësohet se sot KPK ka dhënë vendimin për kryetaren e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula duke vendosur shkarkimin e saj.
Sipas KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë.
