Super sulmuesi i Wolves drejt Manchester United

Ylli meksikan i Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez, është afër një marrëveshje të mundshme me ‘Djajtë e kuq’.

Sipas raportimeve të ‘RTP’, sulmuesi i Wolves është rrugës për ‘Old Trafford’.

Klubi i Wolves është gati që të zëvendësojë meksikanin dhe tashmë kanë edhe një emër në listë, në rast se Jimenez largohet.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Braga, Paulinho, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Nuno Espirito Santo.

Mbetet të shihet nëse Man United do të transferojnë Jimenez, për t’i hapur rrugë transferimit të Paulinho në Premierligë.


Shtuar 30.07.2020 18:37