Kthyen magazinën në laborator kokaine, dy shqiptare të arrestuar

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian nënë akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë një 43-vjeçar shqiptar dhe një 57-vjeçar italian akuzohen si përgjegjës për magazinimin e një sasie të madhe kokaine në depozitën e një kompanie në komunën Vergiate e specializuar në mirëmbajtjen e materialeve logjistike të përdorura në sektorin e aeronautikës.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur sekuestrimi i 12 kg kokainë dhe një depozitë për magazinimin e drogës.

Ndërkohë një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar për drogë. Ndalimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ai është kapur me 9 kg kokainë.


Shtuar 25.07.2020 07:32