Shkarkohet nga detyra drejtori i policisë së Kukësit

Drejtori i Policisë së Kukësit, Zef Laska është larguar nga kjo detyrë. Vendimi është marrë ditët e fundit nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ky i fundit ka vendosur të shkarkojë Laskën nga kjo detyrë. Në vendin e tij është emëruar Erigert Mitri, deri më tani drejtor në Policinë e Lezhës.

Si Laska dhe Mitri shpeshherë janë vënë nën akuzë nga opozita për lidhje me trafikun e dr.ogës dhe mbjelle të ka.nabisit. Nuk dihet se ku do të shkojë ish-drejtori Zef Laska i cili tani është në prag të pensionit.


Shtuar 22.07.2020 16:24