Zbulohen kandidatët e PD-së për deputet, mes tyre dhe një futbollist i njohur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, përmes ekranit të Faxnews ka hedhur dritë mbi procesin e zgjedhjeve të brendshme që po zhvillohen në këtë parti. Njëkohësisht Bejko ka hedhur dritë edhe mbi emrat e propozuar nga baza demokrate si kandidat të mundshëm për deputetë në zonën e Gjirokastrës dhe të Tiranës.

Në Tiranë Bejko ka përmendur si më të kuotuar ish-deputeten Jorida Tabaku si dhe akademikë të tjerë por pa i cituar me emra. Një emër i kuotuar në kryeqytet sipas Bejkos është kapiteni i Tiranës Gentian Muça i cili ka marrë pëlqimin e anëtarëvetë Partisë Demokratike të zonës së tij. Gjithashtu ai përmendi dhe kuotimin e Tritan Shehut dhe Ristanit në Gjirokastër.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë liste konkrete dhe mund të flasë vetëm për qëndrën time. Personi më i spikatur është zonja Tabaku që ka qenë më e kuotuara në këtë zonë. Kanë qenë gjithashtu të kuotuar rektorë, dekanë dhe zëvendës-dekanë.

I kuotuar ka qenw gjithashtu kapiteni i Tiranës zoti Muça i cili ka një ndikim të rëndësishëm jo vetëm për të mbledhur vota por edhe për të adresuar problematikat e sportit kur Partia Dmokratike të vijë në pushtet. Në Gjirokastër unë mund t’iu them plot figura të tjera qëndrore por edhe lokale. Zoti Shehu si ish-deputet i zonës, zoti Ristani si dhe pedagog të ndryshëm të Universitetit të Tiranës por edhe pedagogë nga Universiteti i Gjirokastër”- tha Bejko.


Shtuar 21.07.2020 13:01