Ligjet vetëm për popullin, si shkuan në Kuvend pa maska Rama me shokë

Ditën e sotme Parlamenti zhvilloi sot seancën e Kuvendit, por ajo që u vu re është fakti se edhe pse ambient i mbyllur një pjesë e deputetëve qëndruan fare pa maska përfshirë këtu edhe vetë kryeministrin Rama.

Kjo është thyerje flagrante nga të zgjedhurit e vendimit të ministrisë së shëndetësisë një ditë më parë, për mbajtjen e detyrueshme të maskave në çdo ambient të mbyllur.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi u kujtoi deputetë se rrezikojnë gjobë për kapriçot e mosmbajtjes së maskës.

Në një kohë kur ata duhet të bëhen shembull për popullin, duket se ndodh e kundërta. /albeu.com/


Shtuar 16.07.2020 13:27