Shënohen 2 viktima të tjera nga COVID-19. Ndërkohë janë konfirmuar 74 raste të reja gjatë orëve të fundit.
Shifrat e larta vijojnë prej ditësh ndërkohë që prej një jave ka viktima ccdo 24 orë.
ISHP bën me dije se një nga pacientët e shtruar ndodhet në terapi intensive.
“Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde“, thuhet në njoftimin e ISHP-së.
