Shtimi i rasteve me covid-19, Hoti sot takim me krerët e shëndetësisë

Kryeministri Avdullah Hoti sot do të takohet me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.

Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të gjashtë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00 do të zhvillohet ky takim.

Kujtojmë që dje kanë vdekur 6 pacientë të infektuar me Covid-19.


Shtuar 5.07.2020 06:36