Pas rrobave që janë më të gjera se normalja për të siguruar distancimin e duhur social ideja e fundit e modës për të zbatuar rregullat që janë vënë për shkak të pandemisë vjen nga Transilvania.
Këpucari Grigore Lup ka krijuar një këpucë me numër 75: 50 centimetra të gjatë që detyrojnë çdo bashkëbisedues të flas një metër larg.
Grigore jeton në Cluj Napoca, 500 kilometra nga Bukureshti.
Punishtja e tij e vogël e këpucëve të punimit me dorë është e njohur në të gjithë rajonin por dhe ai ka pësuar një dëm ekonomik nga pandemia, prandaj ideja e shpikjes ishte një domosdoshmëri.
Tashmë Grigori ka filluar të marr porosi nga vende të ndryshme të botës.
E përsa i përket çmimit një palë kushtojnë 100 euro.
