As dy orë punë: Ulet sërish trau në Kapshticë, qindra qytetarë në pritje

Ashtu sikundër ditën e djeshme, edhe mëngjesin e sotëm dhjetra emigrantë ndodhen në pritje për tu futur në shtetin helen, dogana e të cilit ka ulur sërish traun këtë mëngjes pasi kuota e 300 personave që duhet të kalojnë në ditë është plotësuar në më pak se dy orë.

Autoritetet e kufirit thanë se regjimi kufitar nuk ka ndryshuar dhe pala greke e hapi kufirin rreth orës 06:00 të së dielës, ndërsa për më pak se dy orë kanë kaluar 300 qytetarë, që përkon edhe me numrin e lejuar sipas protokolleve të shtetit grek për 24 orë.

Disa prej emigrantëve, të cilëve ju mbaroi afati 72-orësh i testit Covid, janë kthyer pas, ndërsa duhet të bëjnë sërish një tjetër pasi nuk lejohet ta kalojnë kufirin pas pasur një certifikatë që dëshmon se nuk janë të infektuar me Covid-19.


Shtuar 30.08.2020 06:15