“Fiksimi” i Contes, por Vidal preferon kalimin te Juventusi

Arturo Vidal mund të rikthehet në Serie A.

Raportet e shumta bëjnë të ditur se Vidal dëshiron të rikthehet në Itali, duke preferuar Juventusin më shumë se Interin.

Të lidhura

None found

33 vjeçari është një nga lojtarët që janë pjesë e tregut të transferimeve këtë verë, me kontratën e tij që përfundon në vitin 2021, dhe është në negociata me klubin për të shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Conte nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për transferimin e reprezentuesit të Kilit sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, gazetat në Kili raportojnë se mesfushori është më i tunduar nga Juventusi sesa nga Interi.

Nuk ka të bëjë vetëm me rikthimin e tij në Torino, por ai do të kishte mundësi të punonte me ish-shokun e tij të skuadrës, Andrea Pirlo, që tani drejton Juventusin.


Shtuar 30.08.2020 06:12