Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të bllokojnë transferimin e Thiago Silvas në Chelsea.
Sipas mediumit francez “L’Equipe”, trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë një kontratë të re mbrojtësit brazilian.
Mediat në Angli kanë raportuar ditë më parë se transferimi i Thiago Silvas në Chelsea është punë e kryer.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e PSG-së do të ja aprovojnë këtë kërkesë Tuchelit.