Paraditja e djeshme rezultoi fatale për 47 vjecarin Kastriot Reçi.
Së bashku me të vëllain, kishin parkuar makinën dhe po hynin ne lokalin në pronësi të tyre kur një plumb qëlloi drejt e në zemër Kastriotin.
Për fat, i vëllai kishte hyrë në lokal vetëm pak sekonda përpara 47 vjeçarit.
Vëllai i Kastriot Reçit, i ekzekutuar dje tregon për mediat momentet para krimit makabër.
“Kishim parkuar makinën dhe po shkonim te lokali, Kastrioti po fliste në telefon unë u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur degjova që bërtisnin. Dola menjëherë i habitur, pasi as krisma nuk dëgjova. Pashë vëllanë të shtrirë përmbys në rrugë. E dërguam në spital. Plumbi ishte mes shpatullave”, tha Reçi.