Lëkundje tërmeti në vend, kaq ishte magnituda (FOTO LAJM)

Tërmet me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter në qarkun e Shkodrës, sipas ESMC.

Ndërkohë, IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 9:37, dhe magnituda sipas institutit të Gjeoshkencave ishte 3.5.

Epiqendra e tërmetit ishte në grykëderdhjen e lumit Buna, me thellësi 5 km.

Banorët e zonës kanë raportuar se e kanë ndjerë lëkundjen, por nuk flitet për dëme.


Shtuar 19.08.2020 07:56