Po presin të zbarkojë në Barcelonë, vijnë fjalët e para nga Koeman

Ronald Koeman ka bërë deklaratat e para derisa pret të finalizojë marrëveshjen me Barcelonën.

Ronald Koeman nuk e fsheh dëshirën e marrjes së postit të trajnerit të Barcelonës.

Selektori i Holandës gjendet në vendlindjen e tij për të definuar shkëputjen e marrëveshjes me Federatën para angazhimit te skuadra katalane.

Në largim nga selia e Federatës, Koeman u deklarua për kamerat e televizionit NOS.

“Tani është momenti për të pranuar ofertën si trajner i Barcelonës. Do të më pëlqente, por ende nuk ekziston një marrëveshje definitive, mungojnë nënshkrimet e kontratës. Kjo është koha kur gjithqka është 100 për qind”, u shpreh ai.

“Nuk mund të them asgjë më shumë derisa nuk është definitive. Nuk mund të them asgjë më shumë”, theksoi Koeman.


Shtuar 18.08.2020 12:19