Të moshuar e foshnja prej orësh në pritje në Kakavijë, reagon Ministria e Jashtme

Pas situatës kaotike në Kakavijë, Ministria e Jashtme ka reaguar me një deklaratë.

Sipas Ministrise, autoritetet shqiptare jane ne kontakt te vazhueshem me ato greke.

“Pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situates”- ben me dije ministria.

REAGIMI

Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.


Shtuar 14.08.2020 10:27