Del rezultati i testit të Coronavirusit për Mbappe

Kylian Mbappe, sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, i është nënshtruar një analize për të zbuluar nëse është i prekur nga famëkeqi Coronavirus, pasi talenti francez kishte munguar në dy seancat e fundit stërvitore për shkak të dhimbjeve në fyt dhe temperaturës.

Për fatin e mirë të kampionëve të Francës, rezultati paraprak i testit doli negativ, ndonëse ai përfundimtar do të jepet në orët në vazhdim.

Nëse do të ndodhte e kundërta, do të kompromentohej edhe Championsi, pasi vështirë se do të luhej takimi i kthimit me Borussian këtë të mërkurë, në kryeqytetin Paris.


Shtuar 10.03.2020 20:42