Mbappe me koronavirus? Pritet përgjigjia e analizave

Kylian Mbappe i është nënshtruar një testi për koronavirus teksa është i sëmurë prej dy ditësh.

Rezultatet e testit do të dihen sonte në mbrëmje ose mëngjesin e së mërkurës.

Kujtojmë se të mërkurën Paris Saint-Germaini do të përballet në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.


Shtuar 10.03.2020 19:54