Juve dhe CR7 e nisin aty ku e lanë, natë magjike për Kulusevski (VIDEO)

Juventus duket sikur nuk heq dorë kurrë nga titulli i Serie A.

Bardhezinjtë kanë mposhtur 3-0 në shtëpi Sampdorian në javën e parë të kampionatit.

Ishte një mbrëmje magjike për blerjen e re Dejan Kulusevski i cili hapi serinë e golave.

Ndërkohë që dy golat e tjerë i shënuan Bonucci dhe Ronaldo në 10 minutat e fundit. /albeu.com/


Shtuar 20.09.2020 20:40