Humbi kontrollin e automjetit, gjen vdekjen 35-vjeçari

Një 35-vjeçar që po drejtonte automjetin tip “Volkswagen” ka humbur jetën në një aksident ditën e sotme.

Ai ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, ndërsa ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 17.09.2020 07:44