Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat.
Mësohet se një 51-vjeçar, baba i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi.
Mesa duket Shpëtim Krasi e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij.
Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen ai kishte konsumuar “fostoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte aspak, familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Familjarët thonë se, Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.