Lacio rikthehet të kërkojë Marash Kumbullën.
Talenti pëlqehet shumë nga Tare dhe duket se vlonjati po bën një lojë mjaft të zgjuar për të mbërritur te djaloshi nga Malësia e Madhe.
Interi duket se ka probleme financiare këtë verë dhe nuk e ka aftësinë për të bërë një investim të madh, siç është ai për Kumbullën.
Megjithëse ka vendosur të rikthehet në garë, Lacio nuk ka ndërmend të rrisë ndjeshëm ofertën për 20-vjeçarin. Ata qëndrojnë te 16 milionët, plus kartonin e Andre Anderson.
Këtë ofertë javë më parë Verona e refuzoi, por indiferenca e Interit dhe klubeve të mëdha jashtë Italisë, mund të ndryshojë mendimin e Veronës.
Nga ana tjetër, “La Gazzetta dello Sport” raporton se Kumbulla ka pranuar t’i bashkohet Lacios, me të cilën do të ketë mundësi të bëjë debutimin në Champions League në këtë sezon të ri. Ndërkohë, përtej Adriatikut nuk e përjashtojnë ndërhyrjen e Juventusit, që deri tani ka arritur të marrë thuajse çdo talent të madh në Serie A.