Ditët e fundit, moderatorja e njohur Jona Spahiu ka shijuar pushimet e saj jashtë vendit, pranë bashkëshortit, djalit dhe familjarëve të tjerë.
Ajo ka ndarë momente të ndryshme, duke treguar se po kalonte shumë mirë.
Të lidhura
None found
Mirëpo kur me pushime të shoqëron djali i vogël, jo çdo gjë shkon si duhet. Jona ka treguar një episod komik me Raiden.
I vogli ka hedhur në ujë telefonin e mamit dhe Jona nuk ka publikuar më foto.
“Raiden vendosi t’i bënte një zhytje spektakolare në pishinë telefonit tim dhe ja ku janë fotot e papostuara të tre ditëve”, shkruan moderatorja.
Postimi i saj ka shkaktuar shumë të qeshura, por gjithashtu Jona ka marrē komplimente të shumta për pamjen e saj.
